Gold Hotel

Contact us

At Uji I Ftohte (Cold Water), Gold Hotel is located between the beautiful city of Vlora and the beautiful beaches and bays, easy accessible by car or walk.

Rreth Nesh

Gold Hotel, aty ku mrekullia e natyrës dhe arkitektura ndërthuren në mënyrë të përkryer duke e bërë hotelin zgjedhjen perfekte për pushime, vizita biznesi, ose fundjava.Buzë detit, Gold Hotel ofron mundësine të shijoni jo vetëm rivierënfantastike por dhe një shërbim të klasit të parë. Do të jetë e vështirë të qendroni larg aparatit fotografik me këtë pamje. Stafi ynë do të bëjë më të mirën e mundshme që ju të përjetoni një eksperiencë“të artë”.

slide4

Numri i vogël i dhomave ofron intimitet dhe qetësi për një relaks ideal. Të gjitha dhomat janë të pozicionara nga deti ku secila prej tyre ofron një pamje të paharrueshme. Mobilimit të dhomave i është kushtuar një vëmendje e veçantë për të krijuar një atmosferë mikpritëse dhe të ngrohtë.Bashkëkohore në mobilim dhe të pasura ne komoditete, dhomat dhe suitat tona me hapësirën e bollshme sigurojnë kushtet ideale për të pushuar dhe relaksuar. Të gjitha dhomat kanë verandë, kondicionim qendror, frigorifer/minibar, banjë me paisje moderne, TV flatscreen 32”,programe kabllore premium dhe Internet Wireless. Veçanti për dhomat e këtij hoteli është se ato janë arreduar ndryshe nga njëra tjetra, për të krijuar eksperiencë unike per secilin vizitor.

slide8

Çmimet e dhomave janë konkuruese dhe në çmim përfshihet dhe mëngjesi.Të gjitha janë me pamje nga deti dhe kanë verandë të bollshme, me karrige dhe tavolina, për të shijuar perëndimin e diellit apo freskinë e detit. Dyshekët, mbulesat, jastëkët janë të cilësisë së parë për të siguruar një gjumë të ëmbël. Banjat me pasije moderne kanë aksesorë personalë një përdorimësh. Ofrohet Internet Wireless falas për të qendruar gjithmonë i lidhur si dhe TV LCD 32” me programe kabllore për t’u argëtuar në çdo kohë. Vendndodhja pranë Ujit të Ftohtë e bën Hotelin Gold të jetë shumë afër
me qytetin e Vlorës në njërin krah dhe me plazhet dhe gjiret më të
bukura të rivierës në krahun tjetër duke bërë kështu të mundur
lëvizjen e lehtë në të gjitha këto pika.